Lajme

Vrạsja e një 19-vjeçare në vitin 2013 në Prizren, ekstradohet nga Britania e Madhe në Shqipëri i dyshuari kryesor

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 01 September 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për një vrasje të vitit 2013, ku një 19 vjeçare atë kishte kishte mbetur e vdekur.

Në 4.gushtin e vitit 2013 në rrugën Qazim Berisha në Prizren, dyshohet se dy vëllezër kishin privuar nga jeta një 19-vjeçare, e që njëri nga ta ishte arrestguar pas katër vitesh në arrati, ndërsa tjetri ishte mësuar se ndodhet në Britani të Madhe, dhe në bashkëpunim ai është ekstradohet në vendin e tij të lindjes.

Në Shqipëri ai është ndaluar për 48 orë.

-Advertisement-

Njoftimi i policisë:

Arrestohet dhe ekstradohet I dyshimti për vrasje të rënd që ishte kryer para 11 vjetëve në Prizren

Me datë 04.06.2013 në rrugën “Qazim Berisha” në Prizren ka ndodhur një “vrasje e rëndë”.

Në atë kohë dy të dyshuar vëllezër kanë vrarë viktimën femër 19 vjeçe.

Në atë kohë pas veprimeve operative hetimore janë identifikuar kryesit e veprës.

Dy të dyshuarit vllezër, shtetas të Shqipërisë për një kohë kanë qenë në arrati, njëri nga ata pas disa vitesh është arrestuar dhe është ngritur kallëzim penal ndaj tij, ndërsa tjetri që atëherë ka qenë në arrati.

Sektori Rajonal I Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren pas hetimeve të vazhdueshme kanë arrit që të marrin informacion se i dyshuari gjendet në Britani të Madhe.

Në bashkëpunim me policin e Britanisë së madhe, në kontaktet nëpërmes Zyrës së ndërlidhjes dhe bashkëpunimit, është arrit që të arrestohet dhe të ekstradohet I dyshimti.

Dje me datë 30.08.2024 i dyshimti është intervistuar nga hetuesit në prezencë të avokatit mbrojtës, I i dyshuari është mbrojt në heshtje.

Me vendim të prokurorit kujdestar I dyshuari S.H. tani 31 vjeçar I dyshuar për veprën “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, nga Republika e Shqipërisë është ndaluar për 48 orë dhe lënda është proceduar në prokurori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera