Lajme

Vrasja e nënës dhe vajzës në Gjakovë tronditë edhe presidentin, kërkon të merren masa ndaj policëve

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 08 August 2018

Vrasja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së martes në Brekoc të Gjakovës, siç duket e ka tronditur edhe presidentin Hashim Thaçi.

Ai përmes një shkrimi në ‘faecbook’ ka kërkuar që të merren masa ndaj atyre që e neglizhuan rastin, duke mos e parandaluar krimin.

“I tronditur nga akti makabër në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku humbën jetën një nënë dhe vajza e saj. Kërkoj të merren masa ndaj atyre që neglizhuan rastin, duke mos parandaluar krimin. Siguria e qytetarëve tanë duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve tona”, ka shkruar Thaçi.

-Advertisement-

Siç u raportua më parë, pak orë para se të ndodhte vrasja, viktima e kishte njoftuar policinë se kishte marrë një mesazh kërcënues nga bashkëshorti, ku asaj i thuhej se do ta vriste.

Megjithatë, kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes nuk e ka gjetur burrin në shtëpi dhe janë kthyer sërish për në stacion. Pak orë pas kësaj, ndodhi edhe vrasja e rëndë me kallashnikov, ku mbetën të vdekur viktima 40 vjeçare dhe vajza e saj 9 vjeçare. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera