Lajme

Vrasja e mësimdhënëses, Krasniqi: Koha për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 25 November 2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vrasjes së gruas nga bashkëshorti i saj.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se është koha jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje, njofton Klankosova.tv.

“Tragjik lajmi për vrasjen e arsimtares Sadije Godeni në Prishtinë. Një punonjëse e përkushtuar e arsimit, e cila tërë jetën ia kishte dedikuar edukimit të shumë brezave. Fatkeqësisht, pak para pensionimit të saj, ajo sot ishte viktimë e dhunës në familje, fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tone”.

-Advertisement-

Ai poashtu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës, kolegëve dhe miqve të saj.

“Koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje. Ky duhet të jetë prioritet i shoqërisë dhe shtetit tonë – për të cilin duhet të reagohet urgjentisht. Familjes së arsimtares Sadije, kolegëve e miqve të saj, u shpreh ngushëllimet më të thella”, ka shkruar më tej Krasniqi.

E ndjera Sadije Godeni dyshohet se u vra me sëpatë nga bashkëshorti I saj në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera