Lajme

Vrasja e mbrëmshme, Prokurorja njofton se janë kryer bastisje në Gllogjan

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 27 November 2021

Prokurorja e rastit të mbrëmshëm në Gllogjan, Sahide Gashi ka thënë se janë duke intervistuar shumë persona në lidhje me këtë rast.

Ajo gjithashtu para mediave bëri të ditur se pas rastit të mbrëmshëm në Gllogjan ku u vranë tre persona dhe një tjetër u plagos, janë kryer bastisje.

Nga këto bastisje sipas saj nuk ka rezultuar me ndonjë provë ose indentifikim të kryerësit, përcjell Klankosova.tv.

-Advertisement-

“Ka pasur bastisje që është zhvilluar gjatë orëve të mëngjesit, por nuk ka rezultuar me ndonjë provë ose indentifikim të kryerësit ose kryerësve të mundshëm.Bastisjen janë kryer në fshatin Gllogjan të Deçanit”, u shpreh ai.

Tutje, prokurorja u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’u ofrojë çfarëdo informate të vlefshme që ka dhe të bashkëpunojë me prokurorinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera