Lajme

Vrasja e mbrëmshme në Mitrovicë, kërkohet paraburgim për të dyshuarit

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 29 December 2021

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të ndaluarit me inicialet G.R., dhe M.H., nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “Grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Të dyshuarit dyshohet se natën e mbrëmshme gjatë grabitjes së një dyqani ushqimor në Mitrovicë, kanë privuar nga jeta pronarin e dyqanit me inicialet A.M..

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të ndaluarit me iniciale G.R., dhe M.H., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të njëjtit, natën e mbrëmshme me datë 28 dhjetor 2021, gjatë grabitjes së një dyqani ushqimor në rrugën “Mbretëresha Teutë“ në Mitrovicë, kanë privuar nga jeta pronarin e dyqanit me iniciale A.M.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera