Vrasja e Marigona Krasniqit, avokati: Ka pasur kamera edhe brenda, pamjet i ka prokuroria – aktakuza është në përfundim

Autori: Gazeta inFokus
12:07 | 08 June 2022
Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së të ndjerës Marigona Osmani, deklaron për Gazetën Express se aktakuza për vrasjen e Marigonës është në përfundim dhe se kamera ka pasur edhe brenda banesës ku ndaj viktimës ishte ushtruar dhunë psikike e fizike. Sipas informatave që posedon avokati, Prokuroria i ka të gjitha xhirimet dhe i ka shqyrtuar edhe pamjet e kamerave.
Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e vajzës 18 vjeçe, Marigona Osmani nga Ferizaj. Të dyve, më 16 maj, Gjykata Themelore në Ferizaj ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.
Në një bisedë për Gazetën Express, mbrojtja e familjes Osmani, Gazmend Rexhepi, deklaron se prokuroria posedon pamjet edhe brenda banesës ku e ndjera dyshohet se u rrah për vdekje.
“Aktakuza ende nuk është ngritur derisa janë shqyrtuar edhe kamerat sepse Prokuroria në bazë të informatave që i kam i ka marrë edhe kamerat brenda, që ka pasur edhe kamera brenda. Edhe të gjitha ato xhirime i ka Prokuroria. Në bazë të informatave është në përfundim aktakuza”, tha Rexhepi për Gazetën Express.
Marigona Osmani u vra mizorisht, duke u keqtrajtuar dy ditë rresht. Në banesën ku ndodhi krimi, policia kishte sekuestruar gjësende, por armë zjarri nuk kishte gjetur, kishte konfirmuar prokuroria për Gazetën Express.
Me 21 gusht 2021 policia informoi se 18-vjeçarja Marigona Osmani, u soll pa shenja jete nga dy persona të panjohur në Emergjencën e Ferizajt. Menjëherë hetimet u intensifikuan dhe rezultuan me të arrestuarin e parë Arbër Sejdiu, 32-vjeç., me vendbanim të përkohshëm në Zvicër. Ndërsa, pas dy ditësh në arrati u prangos edhe 29-vjeçari Dardan Krivaqa, ish-partneri i viktimës 18-vjeçe.
Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu ishin emra të njohur për policinë dhe prokurorinë. Kjo e fundit konfirmoi se Dardan Krivaqa ishte recidivist i veprave të ndryshme penale.
Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krivaqës u tha: “I pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S. gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, ka njoftuar gjykata.
Sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt, të dyshuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
E ndjera, para vrasjes dyshohet se kishte përjetuar dhunë fizike e psikike sistematike.
Këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Balaj, kishte thënë se në rastin e 18-vjeçares kemi të bëjmë me politraumë.
“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i Marigonës është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, ishte shprehur Balaj./Gazeta Express/
Të tjera
-
Shqiptari vret turkun në Gjermani, autoritetet vendosin çmimin e lartë për “kokën” e të riut
Një i ri shqiptar ka vrarë një shtetas turk në Gjermani mbrëmjen e së hënës n...
-
E rëndë/ Dalin pamjet nga aksidenti në Prishtinë ku u lëndun dy vajza
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, ku një makinë ...
-
Një muaj paraburgim për arsimtarin që dyshohet se ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren
Nxënësit kanë përfunduar mësimin, për këtë arsye aty nuk gjendet askush këtë ...
-
Udhërrëfyesi i ri për vizat, i papranueshëm për Kosovën
Deklarata e ish-presidenti Hashim Thaçi për liberalizimin e vizave u dha pasi...
-
Gjuajtje me armë në Pejë, lëndohen dy persona – njëri dërgohet në QKUK
Dy persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Krysh...
-
Aksident në Prishtinë, vetura godet dy vajza, policia jep detaje
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në orët e vona në Prishtinë, ku dy vajz...
-
Fotografia e vjetër, kur Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu protestonin së bashku në Prishtinë
Disa fotografi të vjetra të protestave të vitit 1992 në Prishtinë, të realizu...
-
Paçarizi: Për mua është evolucion që Kurti ndihet krenar me flamurin e Kosovës
Për opinionistin Rrahman Paçarizi, fakti që kryeministri Albin Kurti sot ndih...
-
Stoltenberg mirëpret vendimin e Turqisë për Suedinë dhe Finlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur njoftimin ...
-
Historia e trishtë, si ishte rrënuar shtëpia e familjes shqiptare në fshatin me banorë serbë në Fushë Kosovë
Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar në emisionin Pressing në T7 histori...
-
Snajperistët e FSK-së të 5-ët në garën e snajperistëve në Turqi
Ekipi i snajperistëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është renditur në vend...
-
Letra e Rrahman Morinës drejtuar Azem Vllasit: Lëshoja mbledhjen Millosheviqit
Ilaz Bylykbashi, fotoreporter, ka treguar historinë famëkeqe të fjalimit të S...