Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Autori: Gazeta inFokus
21:17 | 21 January 2024
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për vrasjen e Lulzim Fejzullahut, akt ky i kryer nga dy të mitur.
Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se ky është një alarm institucional për edukimin e mirëfilltë të fëmijëve.
Teksa iu ka shprehur ngushëllime familjarëve, Haxhiu thotë se për vrasjen e Lulzimit drejtësia duhet të veprojë dhe dorasët duhet të marrin dënimet e meritore.
Reagimi i plotë:
Vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij është ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.
Është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme.
Kjo ngjarje tronditëse prekë në ndërgjegjet tona qytetare dhe tërheqë alarm institucional, për edukim të mirëfillt të fëmijëve.
Sikur ky lajm të mos mjaftonte, disa media publikuan edhe pamjet brutale të këtij akti, pamje të cilat nuk mund të jenë të dobishme për askë veçse për Pokurorinë.
Nga njëra anë mungesë e theksueshme e emisioneve edukative, emancipuese, dhe në anën tjetër me nxitim shpërndarje të pamjeve të dhunës e vrasjeve. Kjo nuk është në rregull dhe si e tillë nuk mund të pranohet.
Për vrasjen e Lulzimit drejtësia duhet të veprojë dhe dorasët duhet të marrin dënimet e meritore.
I ndjeri Lulzimi, u prehtë në paqe!
Ngushëllime familjarëve dhe shoqërisë së tij!

Të tjera
-
AGK dënon pengimin e gazetarit të Radio Gorazhdecit nga Policia e Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas ra...
-
Limaj: Jemi vonuar – të ulemi e të dalim me marrëveshje politike
Pas seancës së 37-të të dështuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, krye...
-
Zogaj pas dështimit të 37 për konstituim: Fajtori kryesor është VV’ja, s’ka përpjekje serioze për të dalë nga kjo situatë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Alban Zogaj, është deklaruar për me...
-
Abdixhiku për deklaratën e Kurtit se opozita po ia zgjat mandatin: “Mos u merrni me fjalë pa fije inteligjence”
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministri...
-
Çitaku: Dëgjojmë deklarime qesharake se gjoja i kanë numrat për qeveri, por jo për kryeparlamentar – kjo s’do koment
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se situata në Kuvendin e Kosovës është...
-
Përsëritet skenari: Dështon edhe seanca e 37-të për konstituimin e Kuvendit, LVV-së i mungojnë sërish votat
Përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, ...
-
Përfundon protesta e shoqërisë civile, pritet dështimi i 37-të i konstituimit të Kuvendit
Protesta e shoqërisë civile para Kuvendit ka përfunduar, ndërsa brenda sallës...
-
Zilja bie vazhdimisht, vetëm 12 deputetë të opozitës në sallë
Sot në orën 11:00 është prit të nisë seanca e 37-të për konsituimin e Kuvendi...
-
Demolli: Do të vijmë çdo të dytën ditë, njëjtë si deputetët
Organizatat e Shoqërisë Civile po zhvillojnë sot një performancë simbolike p...
-
Murati: Për besë nuk kemi marrëveshje me opozitën që me na e zgjat kaq shumë mandatin
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pak para vazhdimit të sotëm t...
-
Ramush Haradinaj mirëpret protestën e shoqërisë civile: “Na kujton detyrën tonë”
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar protestën e shoqërisë civile që...
-
Kurti i ‘pa shqetësuar’ e vazhdon drejt xhipit e s’flet për gazetarët, s’tregon a po shkon në seancë si kryeministër
Pak para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Al...