Vrasja e Liridona Murselit, reagon presidentja Osmani

Autori: Gazeta inFokus
13:21 | 02 December 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në Facebook pas arrestimit të Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Murselit. Ajo ka thënë se kryerësit duhet të marrin dënimin e merituar.
Ajo ka thënë se femicidi është dëshmi rrëqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur dhe dhunën me të cilën përballen gratë.
“Prandaj, është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.”, ka shkruar Osmani.
Ky është reagimi i plotë:
Vrasja e Liridona Ademajt është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar.
Femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive.
Prandaj, është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.
Ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, i cili pasqyron peshën e kësaj vepre makabre penale.
Në këto momente të rënda për gjithë vendin tonë, ndajmë dhimbjen me familjen e Liridonës, e në veçanti me fëmijët e saj të cilët humbën nënën e tyre të shtrenjtë në rrethanat më monstruoze të mundshme.

Të tjera
-
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, ka bërë të ditur...
-
Erion Veliaj: Prokurori më fyeu dhe kërcënoi në gjyq, ftoj gjykatën të bëjë publike audion e seancës
Pasi publikoi një dokument që pasqyronte debatet me prokurorin Ols Dado gjatë...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta në orët ...
-
Guerot: Kosova ta prioritizojë koordinimin dhe dialogun për hir të shtetit dhe gjithë kontinentit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se lufta për lirinë e Ukr...
-
Si votoi Ballkani Perëndimor në OKB për rezolutën në mbështetje të Ukrainës?
Vota e sotme në OKB për rezolutën në mbështetje të Ukrainës pasqyron qartë nd...
-
5 mijë e 600 dollapë të rinj për nxënësit e nëntë shkollave fillore në Prishtinë
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka vizit...
-
Termokos: Lagja Kalabria sonte do të jetë pa ngrohje
Termokos njofton se lagjja Kalabria në Prishtinë sonte do të jetë pa ngrohje....
-
Presidentja Osmani në trevjetorin e agresionit rus: Lufta e Ukrainës është luftë e jona
Në trevjetorin e agresionit rus në Ukrainë, presidentja e vendit Vjosa Osmani...
-
Reagon edhe UNMIK për mbylljen e qendrave sociale në Veri të financuara nga Serbia
UNMIK ka kundërshtuar mbylljen e disa qendrave sociale në veri të Kosovës...
-
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin, por s’besoj
Sami Lushtaku, nënkryetar i Skënderajt dhe një figurë e rëndësishme e Partisë...
-
Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve pritet të bëhet deri më 5 mars
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke punuar brenda k...
-
Trump thotë se lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, nëse jemi të zgjuar
“Unë mendoj se lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti, brenda jav...