Vrasja e Hamide Magashit, IPK konfirmon kthimin në punë të 4 policëve të suspenduar
Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 19 May 2023
Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se janë kthyer në punë zyrtarët policorë të cilët ishin suspenduar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare pas rastit të vrasjes së Hamide Magashit, nënës shtatzënë, në oborrin e Qendrës Klinike Universitare.
Nga IPK kanë thënë se pas përfundimit të hetimeve, dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurori dhe kërkesës për hetim disiplinor në Policinë e Kosovës, IKP ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës se shkaqet e suspendimit të katër zyrtarëve policor të Stacionit Policor në Lipjan kanë pushuar.
“Duke ju referuar kërkesës suaj, Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se ka hetuar rastin penal ndaj katër zyrtareve policor te Stacionit Policor Lipjan nen dyshimin se te njëjtin kane kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për këtë shkak ndaj tyre është rekomanduar suspendimi me pagesë.
Pas mbledhjes së dëshmive, IPK në konsulltë me Prokurorin e Prokurorisë Themelore Prishtinë ka ngritur Kallëzim penal ndaj tre të dyshuarëve ( një rreshteri dhe dy hetuesve të Stacionit Policor Lipjan për veprën penale penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa ndaj komandantit të Stacionit Policor-Lipjan ka bërë kërkesë për inicim të procedurës disiplinore në Drejtorinë për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluerës-Policia e Kosovës”, kanë thënë për Express nga IPK.
“Pas përfundimit ë veprimeve hetimore, dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Themelore në Prishtine dhe kërkesës për hetim disiplinor në PK, IPK ka njoftuar Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së, se shkaqet e suspendimit të katër zyrtarëve policor të Stacionit Policor në Lipjan kanë pushuar”, përfundon përgjigja.
Të tjera
-
Përgatitjet për zgjedhjet, KQZ dhe Misioni Vëzhgues i BE-së diskutojnë sigurinë dhe transparencën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se kryetari i këtij institu...
-
Daut Haradinaj në Malishevë: Entuziazmi i qytetarëve për numrin 137 është përgjigja më e mirë për Kosovën
Daut Haradinaj, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me...
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA del me një njoftim për mëgimtarët atje
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë me një njoftim ...
-
I moshuari në Istog i ankohet Kurtit për pensione: Çka na dalin 100€ për ilaçe, një deputet i yti merr 2 mijë
Gjatë një vizite të kryeministrit Albin Kurti në Komunën e Istogut, një i mos...
-
Vrạsja e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj fillon vuajtjen e dënimit me burg
Shaban Gogaj, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt nga pakujdesia, më 14 jana...
-
Haradinaj vlerësohet nga ish-deputeti i VV-së dhe analistët: Ramushi është profesor për Albinin
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Krasniqi, ka dhënë një vlerësim ...
-
LAJMI I FUNDIT- Gjykata Themelore në Prishtinë merr vendimin për Naser Hafizin
Zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë...
-
Cilat produkte u shtrenjtuan e cilat u liruan gjatë vitit të kaluar?
Shkalla e inflacionit në vitin 2024 ishte 1.6%. Instituti GAP ka publikuar...
-
Kosova në fund të PISA-s, çfarë duhet ndryshuar për të rritur cilësinë në arsim?
Mungesat e trajnimeve për mësimdhënësit po cilësohet një prej arsyeve pse Kos...
-
“Dajë, kisha para në dorë, i mbrojta nga hajduti”, vëllai i Liridona Ademajt tregon bisedën me nipin
Një ditë pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës dha aktakuzën për vrasjen e L...
-
KOMF: Mos i shfrytëzoni fëmijët në fushatë zgjedhore
Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësi...
-
“Statusi i strukturave paralele të zgjidhet në Bruksel”, BE: Besojmë në fuqinë e dialogut, palët të tregohen konstruktive
Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen për konstruktivitet në dialog. Kj...