Lajme

Vrasja e gruas në Prishtinë, pamje nga vendi i i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 29 November 2023

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Dalip Alshiqi”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një grua, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit raportohet se është gruaja qe qëlluar për vdekje me armë zjarri sonte në Prishtinë.

-Advertisement-

Ajo dyshohet se është vrarë nga hajnat të cilët ua zunë priten derisa po udhëtonin me veturë.

Me poshte gjeni pamje nga vendi i krimit,  ku policia ka vendosur shirita për ta siguruar zonen ku ndodhi vrasja e gruas. Policia ka konfirmuar vrasjen ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera