Lajme

Vrạsja e gruas në Graçanicë, Prokuroria kërkon paraburgim për bashkëshortin, jep detaje për rastin

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 02 August 2024

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj burrit që dyshohet se e rrahu për vdekje gruan e tij në Graçanicë.

E ndjera ndërroi jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ky rast ka qenë i iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”, ku për të dyshuarin Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në kohën kur i njëjti ka qenë nën këtë masë, e ndjera (viktima) ka ndërruar jetë, andaj rasti është deleguar për trajtim në Departamentin për Krime të Rënda të kësaj Prokurorie, si dhe është ri-kualifikuar “Vrasje e rëndë”, sipas KPRK-së. Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhëresë për autopsi për të ndjerën, gjithashtu ka paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, në gjykatën kompetente”, theksohet në njoftim.

-Advertisement-

Sipas Prokurorisë, ata në koordinim të plotë me policinë dhe njësitë relevante janë duke ndërmarrë veprime hetimore karshi rastit. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera