Lajme

Vrasja e gjyqtares, reagon ish-ministri: Një magjistrate e shkëlqyer! Dënim maksimal për monstrat

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 31 August 2017

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka reaguar menjëherë pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi, e cila u ekzekutua sot në mesditë në mes të Tiranës.

“I tronditur nga vrasja makabre e gjyqtares Fildez Hafizi. Ajo ka qenë një magjistrate e shkëlqyer, një gjykatëse e re në profesion por e ndershme dhe e përkushtuar, nënë e 2 fëmijëve.

Vrasja e një gjykatëse me urdhër mbrojtje siç raportojnë mediat përveçse tronditëse kërkon analizë për ekzekutorët e urdhrit të mbrojtjes por padyshim ndëshkimin më të ashpër ndaj ekzekutorit të Fildez Hafizit.

-Advertisement-

Krime të tilla makabre kërkojnë ndëshkim të ashpër ndaj kemi pasur të drejtë kur ndryshuam Kodin Penal 5 vjet më parë duke vendosur dënime maksimale për këta monstra vrasësish. Ngushëllimet më të thella për familjen, fëmijët dhe të afërmit”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera