Vrasja e dyfishtë në Pejë, vëllezërit Panxha nuk flasin asnjë fjalë në Gjykatë
Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 24 July 2017
Binak, Valon e Xhavit Panxha, të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Arsim e Ramiz Berisha në malin e fshatit Kosuriq të Pejës të shtunën, përveç që përkrahën fjalët e avokatëve të tyre, nuk e folën asnjë fjalë në gjykatë.
Në seancën e caktimit të masës së sigurisë prokurori Agron Galani kërkoi paraburgim për të dyshuarit, duke e mbështetur këtë kërkesë në rrezikun se të pandehurit mund të arratisen dhe të njëjtit mund t’i koordinojë deklaratat e tyre në liri dhe njëkohësisht të ndikojnë tek dëshmitari Jetlir Gashi.
Të shtunën, pak minuta pas mesnate vëllezërit Arsim e Ramiz Berisha, sipas familjarëve të tyre, bashkë me Jetlir Gashin kishin shkuar në mal për të prerë dru, ndërsa pastaj ishin gjetur të vrarë.
Policia në mëngjesin e së shtunës për këtë vrasje të dyfishtë i arrestoi tre vëllezërit Panxha, edhe pse vëllai tjetër i tyre Haxhi Panxha mohoi se vëllezërit e tij janë kryerësit e këtij krimi.
Prokurori Galani kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj vëllezërve Panxha e bazoi edhe te deklaratat kundërthënëse të të arrestuarve në polici në lidhje me vendin ku ndodheshin kur u krye vrasja.
“Rezulton se deklaratat e të pandehurve Valon, Binak e Xhavit Panxha rreth banimit të tyre sa i përket ku kanë qenë në kohën e kryerjes së veprës penale nuk përputhen me njëra tjetrën,e as me deklaratat e vëllait të tyre, këtu të pandehurit Xhavit Panxha”, tha prokurori Agron Galani.
Prokurori tregoi se hetimet për vrasjen e vëllezërve Berisha kanë nisur të dielën, një ditë pas vrasjes së tyre.
Xhelal Radoniqi avokati i Binak Panxhës kundërshtoi kërkesën e prokurorit për masën e paraburgimit me arsyetimin se nuk ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e vrasjes nga i mbrojturi i tij.
Sabrije Abazi, avokatja sipas detyrës zyrtare e Valon Panxhës tha se i mbrojturi i saj në momentin kur ndodhi vrasja ndodhej në Pejë.
“Sa i përket të mbrojturit tim, sipas deklaratës së tij, ai nuk ka asnjë lidhje me kryerjen e kësaj vepre penale për të cilën dyshohet. E ka dhënë deklaratën në polici dhe e ka thënë në mënyrë të qartë se kohën kur është kryer vepra penale, ai ka qenë në Pejë të vëllai i tij”, tha avokatja Abazi.
Avokatja Abazi tha se i mbrojturi i saj jeton jashtë vendit dhe mjafton t’i konfiskohet pasaporta për të parandaluar arratisjen e mundshme të tij.
Edhe Muharrem Hoti, avokat i Xhavit Panxhës kundërshtoi kërkesën për paraburgim me arsyen se prokurori ka dyshim të arsyeshëm e jo të bazuar se Panxhajt kanë kryer vrasjen.
Vrasja e vëllezërve Berisha ndodhi në pronën e të arrestuarve.
Avokati Hoti tha në gjykatë se fakti që vrasja ka ndodhur në pronën e klientit të tij nuk do të thotë se vepra është kryer nga pronari.
Gjykata gjatë ditës do të vendosë rreth masës së sigurisë ndaj tre vëllezërve Panxha.
Të shtunën të afërm të vëllezërve të vrarë Berisha treguan historinë e dhimbshme familjare.
Vëllezërve Berisha që u vranë të shtunën për një problem pronësor edhe 11 vjet më parë i ishin vrarë dy vëllezër.
Edhe babai i vëllezërve Berisha ishte vrarë për të njëjtën çështje, ndërsa në këtë familje aktualisht jetojnë veç nëna e moshuar e djemve të vrarë dhe gruaja e njërit prej tyre.
E Haxhi Panxha, njëri nga vëllezërit e të arrestuarve tha se me Berishët familja e tij asnjëherë nuk ka pasur ndonjë të keqe. /kallxo.com/
Të tjera
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...