Lajme

Vrasja e deputetit britanik shpallet incident terrorist, i dyshuar i riu me prejardhje të huaj

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 16 October 2021

Vrasja e deputetit konservator britanik, David Amess, i cili vdiq të premten nga therja me thikë, është deklaruar nga autoritetet si incident terrorist.

Një burrë 25-vjeçar, që besohet se është britanik me prejardhje somaleze, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e deputetit dhe po mbahet në ndalim. Burimet i kanë thënë gazetës “The Guardian” se ai i ka të dhënat e njëjta me një person që më parë është referuar për programin zyrtar për ata që mendohet se janë në rrezik të radikalizimit.

Përmes një deklarate, policia metropolitane tha se koordinatori i lartë kombëtar për politikat anti-terrorizëm, Dean Haydon, e ka shpallur formalisht incidentin terrorizëm. Policia tha se hetimet fillestare tregojnë një motiv të mundshëm të lidhur me ekstremizmin islamik, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Lajmi për sulmin ndaj deputetit i tmerroi britanikët në mbarë vendin, përfshirë kolegët e tij, udhëheqësit fetarë dhe figurat tjera. Para ndërtesave të qeverisë e kuvendit, flamujt u ulën në gjysmështizë.

Sekretarja e Punëve të Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, ka urdhëruar rishikim të menjëhershëm të masave të sigurisë për deputetët. “Sekretarja e Brendshme u ka kërkuar të gjitha forcave policore që t’i rishikojnë rregulloret e sigurisë për deputetët me efekt të menjëhershëm dhe do të ofrojë përditësime në kohën e duhur”, tha një zëdhënës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera