Lajme

Vrasja e 32 vjeçarit në kazino, polici Shefki Spahiu dënohet me burgim të përjetshëm

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 24 September 2020

Polici Shefki Spahiu është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen në kazino të 32 vjeçarit, Jetmir Aliaj në Suharekë.

Spahiu do të vazhdojë të qëndrojë në Qendrën e paraburgimit derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë, raporton Gazeta inFokus.

Gjykimi u mbajt në Gjykatën Themelore në Prizren e Ish-polici  është dënuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe manipulim të provave.

-Advertisement-

I njëjti sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren, ngarkohet edhe me pagesën e paushallit gjyqësor në shumën prej 650 euro, si dhe atë për kompensimin e viktimave të krimit në shumën prej 50 euro.

Viktima Jetmir Aliaj ishte një 32 vjeçar punonjës në një kazino në Suharekë, i cili u vra mëngjesin e 17 marsit të 2019. Vrasja e tij ndodhi derisa disa persona kishin hyrë brenda vendit ku ai punonte për të plaçkitur./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera