Lajme

Vrasja e 18-vjeçarit, Bulliqi: Është prej rasteve të rënda që ka ndodhur në komunën tonë

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 22 January 2024

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, duke folur për vrasjen e 18-vjeçarit, u shpreh se ky është një prej rasteve më të rënda që ka ndodhur në këtë komunë.

Ai u shpreh se në lidhje me këtë rast organet kompetente të sigurisë janë marrë, kanë proceduar dhe kanë vazhduar ecuritë dhe punën e tyre, njofton Klankosova.tv.

“Si rast është prej rasteve të rënda që ka ndodhur në komunën tonë. Rasti i fundit i vrasjes së Lulzim Fejzullahut na preku të gjithëve, ishte një rast i rëndë i cili kishte ndodhur para disa ditës dhe në cilin rast organet kompetente të sigurisë janë marrë, kanë proceduar dhe kanë vazhduar ecuritë dhe punën e tyre që lidhet me rastin e ngritur, por sidoqoftë nga ajo që doli fatkeqësisht ky rast u përmbyll në mënyrën më tragjike për arsye se i riu, Lulzim Fejzullahu tashmë ka ndërruar jetë”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera