Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, ky është vendimi i fundit i gjykatës ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Autori: Gazeta inFokus
17:03 | 25 Janar 2022
Gjykata Themelore në Ferizaj ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçares M.O në Ferizaj, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për veprën penale “Vrasje e rëndë”, Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka bërë më 17 janar.
Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit e kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, nga zyra për informim në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore.
I akuzuari Dardan Krivaqa ishte arrestuar më 25 gusht 2021, pasi që sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, vdekja e 18-vjeçares dyshohet se kishte ardhur pasi ajo ishte keqtrajtuar fizikisht dhe kishte pësuar lëndime të rënda, nga i njëjti.
I akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu ishte arrestuar më 24 gusht 2021, pasi që sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari Sejdiu kishte marrë pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psiqike ndaj tani të ndjerës M.O.
Ndryshe, i pandehuri Krivaqa dyshohet se më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij, me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara kishte ushtruar fillimisht dhunë psikike, pastaj edhe dhunën fizike, e cila kishte vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera kishte ndërruar jetë.
Tutje, siç thuhet në kërkesë, i pandehuri Sejdiu kishte qenë i pranishëm gjatë gjithë kohës dhe kishte kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e kishin dërguar dhe lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit kishin ikur në drejtim të panjohur.
Për këtë, prokuroria thotë se në bashkëkryerje kanë kryen veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Pena, vepër me të cilën kryesi dënohet me burgim jo më pak se 10 vjet ose me burgim të përjetshëm. /BetimipërDrejtësi

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
































