Lajme

Vrasësi i të riut në Mitrovicë ende në arrati

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 06 May 2017

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur më vrajën që ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë.

Ermal Kamberi, 23 vjeçari që u qëllua me armë gjatë mbrëmjes së kaluar në një lokal në Mitrovicë vdiq nga plagët e rënda rreth orës 23:00, njofton policia.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast ende është në arrati.

-Advertisement-

“I dyshuari ka shtënë me armë zjarri në një lokal ku ka plagosur viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i njëjti është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK” .

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet policore relevante, ku kanë gjetur një pistolet dhe tri gëzhoja”.

“Personeli mjekësorë ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë rreth orës 23:00. Trupi i pa jetë me urdhër të prokurorit është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion. Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive si dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera