Lajme

Vrasësi serik i maceve e terrorizon një fshat të terë, i vret me helm 200 mace brenda një muaji

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 06 June 2017

Një fshat i vogël buzë detit në jug të Francës është tmerruar pasi që më shumë se 200 mace, të shtëpisë edhe endacake, janë helmuar për vdekje brenda një muaji.

Macet janë helmuar për vdekje nga “vrasësi serik i maceve” në Saint Pierre la Mer, 90 kilometra në jugperëndim të Montpellier, transmeton Express.

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve është tronditur nga kjo, raporton gazeta La Depeche.

-Advertisement-

Brejtësit dhe zogjtë po ashtu raportohet se kanë ngordhur pasi që e kanë gëlltitur këtë helm. Fshati druan se edhe fëmijët mund ta gëlltisin helmin.

E Shoqata e Maceve Endacake e ka raportuar rastin në polici me shpresën se do të kryhen autopsi ndaj vrasjes së tyre.

“Atmosfera është ndërruar në urrejtëse, askush nuk i beson askujt,” ka thënë një Genevieve nga ky fshat.

“Të gjithë kemi frikë se fëmijët mund të gëlltisin këtë helm misterioz,” ka shtuar ai./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera