Vrasësi më i frikshëm me pagesë, me 500 viktima
Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 01 May 2019
Më 6 gusht të vitit 1971, kur ishte vetëm 17 vjeç, Hulio Santana shtrëngoi fort pushkën e gjahut dhe kreu vrasjen e parë. Sot, 64 vjeç, thotë që e ndaloi numërimin kur viktimat shkuan 492. Megjithatë, ende s’e ka harruar pamjen që mori fytyra e viktimës së parë.
Te fshati ku u rrit, thellë në pyjet tropikale të Amazonës, në Brazil, ai njihej si një snajper i mirë. Por kishte vrarë vetëm kafshë për t’u ushqyer. Njeriu i parë që vrau ishte Antonio Martins, një peshkatar 38-vjeçar, biond, me lëkurë të bardhë, i njohur me nofkën “Verdhacuku”. Ai kishte përdhunuar një 13-vjeçare te fshati ngjitur, dhe babai i vajzës kishte paguar xhaxhain e Hulios për ta vrarë. Hulioja u çudit që xhaxhai i tij, një polic i respektuar, ishte edhe vrasës me pagesë.
Ai e ruajti viktimën për tri orë në pyll, por ngurroi. Druante se do të shkonte në ferr po të vriste një njeri. Por kur xhaxhai i shpjegoi se si e kishte mashtruar vajzën, duke i premtuar t’i tregonte delfinë në det, e pastaj e kishte përdhunuar në varkë, Hulioja e mblodhi veten. Xhaxhai ishte sëmurë me malaria, shumë i plogësht për ta realizuar vetë.
Hulloja e dinte që nga ajo largësi, më pak se 40 metra, nuk do të gabonte. Ai nuk e harron as sot tmerrin që iu vesh viktimës në fytyrë, në momentin që e kapi plumbi në gjoks, një sekondë para se të binte mbi varkë. Trupin e hoqi qafe duke i çarë barkun dhe duke e hedhur në një lumë me piarnja. Pas kësaj i ishte betuar Zotit se s’do të vriste më asnjë njeri. Por fati deshi që të bëhej një nga vrasësit më të frikshëm me pagesë.
Pas vrasjes, xhaxhai, që ishte polic dhe me njohje në nivele të larta, e angazhoi si vrasës me pagesë për qeverinë braziliane, kundër rebelëve komunistë në Amazonë. Nga viti 1967 e deri në vitin 1974, rebelët Araguaia u përpoqën të rrëzojnë diktaturën ushtarake të Brazilit duke angazhuar fermerë dhe peshkatarë në kauzën e tyre.
Hulio ishte 18 vjeç kur pati rol kryesor në ekipin që gjurmoi dhe kapi Hose Zhenoinon, një student dhe drejtues komunist. Ai mban mend se si e torturuan, bashkë me të tjerë, për ditë me radhë. Vite më vonë, Hoze Zhenoino u bë kongresmen dhe kryetar i Partisë së Punës. Në një intervistë me Kavalkantin, gazetarin që ndoqi jetën e Hulios, ai tha që e mbante mend djalin e vogël që e kishte kapur.
E kishin shpërblyer me një “Coca-Cola”, pijen e tij të preferuar, që familja nuk ia blinte dot.Menjëherë pas kapjes së Zhenoinos, Santana vrau një tjetër militante komuniste, mësuesen 22-vjeçare Maria Lusia Petit. Ajo u shpall e zhdukur, por ishte varrosur në një varr masiv, bashkë me viktima të tjera.
Pas dy dekadash, kur u vendos rendi ligjor, viktimat që duhej të vriste Santana papritur ndryshuan. Nga politikanë, tani ishin bashkëshortë që tradhtonin gratë, apo kërkues floriri nëpër miniera. Pas vrasjes së një gruaje që tradhtonte të shoqin, Santana u kap nga policia. U detyrua të japë motoçikletën si ryshfet që të lirohej.
Pikërisht në këtë kohë kuptoi që xhaxhai e mashtronte. Ai i gjente njerëzit për të vrarë, por i jepte një pjesë shumë të vogël të pagesës. Shumicën e mbante për vete. Atij i linte 60 deri në 80 dollarë për vrasje, sa një rrogë minimale në Brazil. Hulio u përball, u grind me xhaxhain dhe nuk i ka folur më me gojë që nga ajo kohë.
Ai i la vrasjet vetëm në vitin 2006, kur mbushi 52 vjeç dhe gruaja i dha një ultimatum: “Ose lëre atë jetë, ose më harro mua dhe fëmijët”. Ajo ia kishte mbushur mendjen që 10 lutjet që Hulioja bënte ndaj perëndisë pas çdo vrasjeje, nuk e shpëtonin nga ferri.
I rënduar psikologjikisht, ai hyri te një grup evangjelist, dhe mendon se aty ia dha Zoti forcën për të vazhduar jetën edhe pas asaj pune të ligë. Dy fëmijëve, që tani janë prindër vetë, nuk ia ka treguar kurrë se çfarë pune ka bërë.
Sot jeton në një qytezë të vogël e të qetë, dhe refuzon të dalë në foto, pasi fqinjët nuk e dinë se cili është. Ai ka një fermë, bashkë me të shoqen, ku shtyjnë ditët duke rritur perime. Gruas i është mirënjohëse që e bëri të kuptojë, dhe thotë që e ka mbyllur me atë jetë.
Jeta e tij tani është bërë libër, pas një bashkëpunimi me një gazetar, Klester Kavalkantin, dhe është titulluar “Emri i Vdekjes”
Santana vrau një mësuese 22-vjeçare, aktiviste të famshme komuniste, kur punonte si vrasës për qeverinë braziliane.
Hulio ishte 18 vjeç kur pati rol kryesor në ekipin që gjurmoi dhe kapi Hose Zhenoinon, një student dhe drejtues komunist. Ai mban mend se si e torturuan, bashkë me të tjerë, për ditë me radhë. Vite më vonë, Hoze Zhenoino u bë kongresmen dhe kryetar i Partisë së Punës. Në një intervistë me Kavalkantin, gazetarin që ndoqi jetën e Hulios, ai tha që e mbante mend djalin e vogël që e kishte kapur. E kishin shpërblyer me një “Coca-Cola”, pijen e tij të preferuar, që familja nuk ia blinte dot.
Hulio tregon vetëm një pjesë të fytyrës, pasi nuk do që ta njohin fqinjët. Tani ai jeton në një qytezë të qetë, dhe ka tokë ku mbjell perime me bashkëshorten.
Ai i nisi vrasjet që 17 vjeç, të cilat ia siguronte xhaxhai polic. Pasi kuptoi që xhaxhai i jepte vetëm një pjesë të vogël të fitimit, nuk i foli më me gojë. Në total ka vrarë rreth 500 njerëz.
Të tjera
-
Kurti: Takimet me Scholzin, qoftë në Prishtinë apo në Berlin janë përherë të sinqerta
Kurti: Takimet me Scholzin, qoftë në Prishtinë apo në Berlin janë përherë të ...
-
Uji i Badovcit ende jashtë përdorimit, qytetarët kërkojnë më shumë pika të furnizimit
Sikurse vitin e kaluar, niveli i manganit në liqenin e Badovcit ka pësuar rri...
-
Kurti: Kosovës t’i hiqen masat, t’i jepet statusi i vendit kandidat
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese nd...
-
E dhimbshme, vdes i riu nga Istogu Bler Mehmeti
Para pak çastesh është raportuar lajmi për vdekjen e të riut nga Istogu, Bler...
-
Ndriçohet godina e Qeverisë për tetorin rozë, Kurti: Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku!
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar sot për tetorin rozë. Kryemi...
-
Kamala Harris do të japë intervistën e saj të parë në Fox News
Kandidatja demokrate, Kamala Harris, do të shfaqet në Fox News të mërkurën mb...
-
Angli/ Shtëpi bari me vlerë 10 milionë stërlina, dënohet katër shqiptarë
Anëtarët e një bande shqiptare të krimit të organizuar do të deportohen pasi ...
-
Xhandarmëria serbe provokon në Merdare, shkel vijën kufitare me Kosovën
Sot rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdarë ...
-
Ministri Maqedonci: 45 serbë sherbejnë në Ushtrinë e Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pj...
-
Aktivistja shqiptare në Sanxhak shkruan për Albin Kurtin, rreshtohet me “zemër e shpirt” me të dhe Vetëvendosjen
Amina Nuraj, aktiviste në Sanxhak, ka shkruar një postim për kryeministrin Al...
-
“Ushtarët pa bukë”, Ministri i Mbrojtjes: Kjo është fushata më e ashpër, ushtarët kanë tri shujta
Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqi...
-
Kurti takim me Scholz pas Samitit, flasin për dialogun – i kërkon mbështetje për heqjen e masave të BE’së
Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Çeku ka zhvilluar tak...