Vrasësi masiv në spitalin e Oklahoma kërkonte doktorin që e kishte operuar – policia (fotot)

Autori: Gazeta inFokus
08:05 | 03 June 2022
Vrasësi mizor me automatik dhe pistoletë që la katër të vdekur në një ndërtesë mjekësore dje në Oklahoma kërkonte doktorin që e kishte operuar, “si dhe këdo tjetër që i dilte përpara,” thanë sot autoritetet në SHBA.
Sulmuesi i identifikuar si Michael Louis, hapi zjarr mbrëmë në zyrën ortopedike të spitalit Saint Francis në qytezën e Tulsa, tha sot kreu i policisë Wendell Franklin për gazetarët, në atë që duket se ka qenë vetëm një hakmarrje për një trajtim të pakënaqshëm mjekësor.
Louis kishte qenë në spital më 19 maj për një ndërhyrje në kurriz, e cila u krye nga Dr. Preston Phillips, dhe kishte dalë nga spitali më 24 maj, tha Franklin, i cituar nga mediat amerikane.
Louis kishte telefonuar disa herë për t’u ankuar për dhimbje dhe kishte kërkuar trajtim shtesë. Ai ishte takuar të martën me Phillips dhe kishte telefonuar përsëri të mërkurën për të kërkuar ndihmë, njoftonte komandanti Franklin.
Ai shtonte se nuk është ende e qartë se çfarë ‘trajtimi shtesë’ Louis kërkonte.
Faqja e internetit të spitalit Saint Francis identifikon Phillips si kirurg ortoped i specializuar në kirurgjitë e shtyllës kurrizore dhe rindërtimit e kyçeve.
Vetëm një orë para serisë së vrasjeve, Louis kishte blerë automatikun AR-15 nga një dyqan lokal si dhe pistoletën automatike në një dyqan pengjesh.
Policia kishte rekuperuar dhjetra gëzhoja nga skena e të shtënave, si dhe një letër të shkruar nga Louis që bënte të qartë se donte të vriste Phillips dhe “këdo që tentonte ta pengonte” pas kirurgjisë që e kishte lënë në dhimbje, tha Franklin.
“Ai fajësonte Dr. Phillips për dhimbjen e vazhdueshme pas kirurgjisë,” shtoi Franklin.
Përveç Phillips, Franklin identifikoi viktimat e sulit të së mërkurës si Dr. Stephanie J. Husen, recepsionistja Amanda Green dhe pacienti William Love.
“Dhe në fakt ata kishin tentuar të ndalonin Louis në misionin e tij personal të hakmarrjes, prandaj hapi zjarr ndaj kujtdo që i dilte përpara,” tha kreu i policisë së Tulsa.
Pas masakrës Louis vrau veten, thanë autoritetet.
Ai kishte hyrë në klinikë nga një parking në katin e dytë, pasi kishte parkuar aty më parë gjatë trajtimit të tij”, tha Franklin said.
Policia kishte ardhur në kampusin spitalor disa minuta pas njoftimit për një sulmues aktiv. Ata kishin dëgjuar të shtënat që vinin nga kati i dytë ku dhe kishin gjetur më pas katër viktimat së bashku me sulmuesin e vdekur.
Spitali Saint Francis tha dje se po mbante zi për humbjen e “katër anëtarëve të familjes” por nuk i identifikoi viktimat.
Ata shtonin sot se emërimet në klinikën ortopedike “do të jenë të mbyllura deri në një njoftim të mëvonshëm”.
Sulmi i të mërkurën ishte i 233-të i këtij lloji në SHBA, sipas llogaritjeve të grupit Gun Violence Archive.
Një javë më herët një 18-vjeçar vrau 19 nxënës dhe dy mësues në një shkollë fillore në Uvalde, Texas.
Flamurët në Oklahoma do të ngrihen në gjysmë shtizë për katër ditë, thanë zyrtarët.
Të tjera
-
Presidenti i Rusisë do bëjë udhëtimin e parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të vizitojë dy shtete të vogla ish-sov...
-
5 zhvillimet që duhet të dini për luftën në Ukrainë këtë fundjavë
1. Rusia lëshon një breshëri raketash në Kiev Rusia sulmoi kryeqytetin ukr...
-
Shtatë migrantë në një veturë, Policia e Kosovës i kap me ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bas...
-
Britania prezanton ndryshime në ligj, burgim i përjetshëm për shoferët që e mbysin dikë në rrugë me automjet
Javën e ardhshme, në Mbretërinë e Bashkuar pritet të ndodhin ndryshime që mun...
-
Gjeloshaj: Kosova të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”, me këtë arrihet njohja reciproke me Serbinë
Kryetari i Alteranativës Shqiptare në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj ka shpërndarë...
-
Policia në bashkëpunim me qytetarët në Prizren, arrin që t’i kap shtatë migrantë ilegal
Në bashkëpunim me qytetarët e Prizrenit, Policia e Kosovës ka arritur t’i kap...
-
Shkon në 20 numri i të vdekurve në një klub nate në Afrikën e Jugut
Ka shkuar në 20 numri i të vdekurve që janë gjetur në një klub nate në qytet...
-
KUJDES: Këta janë dy faktorët kryesorë që po e shkaktojnë kancerin në mushkëri
Faktorët kryesorë të cilët mund të shkaktojnë kancerin në mushkëri janë duhan...
-
Policia jep detaje për aksidentin ku një grua u godit nga vetura në Prishtinë
Gazeta Infokus pak më parë raportoi se një grua është goditur nga një veturë ...
-
Shtrenjtimi i karburanteve pamundëson pushimet e shkurtra
Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të ...
-
Një grua goditet nga vetura në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë
Një grua është goditur nga një veturë para pak minutave në rrugën "Muharrem F...
-
Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë
Në vetëm gjashtë shtretër sa posedon një repart i Psikiatrisë, po trajtohen p...