Lajme

Vrasësi i senatorit Robert F. Kennedy do të lirohet nga burgu

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 28 August 2021

Vrasësi i Robert F. Kennedy do të lirohet nga burgu. Bordi i lirimit me kusht në Kaliforni i dha Sirhan Sirhan lirimin nga burgu pas 52 vjetëve për vrasjen e ish senatorit dhe kandidatit të preferuar demokrat për Shtëpinë e Bardhë.

Sot në sallën e gjyqit më i riu nga djemtë e Robert Kennedy, Douglas, ishte rreshtuar për lirimin e Sirhan.

Sirhan, i cili është 77 vjeç dhe u dënua me vdekje në dhomën e gazit në 1969 dhe më pas u ndryshua në një dënim të përjetshëm me mundësinë e zbritjes së dënimit, tha se vitet e tij në burg e kanë mësuar atë të kontrollojë zemërimin e tij dhe është i vendosur të jetojë në paqe nëse lirohet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera