Lajme

Vrasësi i pronarit të ëmbëltores në Tetovë paraqitet në Polici

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 03 March 2019

Prokurori kompetent publik i Prokurorisë Themelore Publike –Tetovë së bashku me ekipet e ekspertizës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në orët e hershme të mëngjesit ka kryer ekspertizë në objektin në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, ku mbrëmë rreth orës 23:50 është vrarë një person, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori ka dhënë urdhra për mbledhjen e gjurmëve në vendngjarje dhe ekspertizën e tyre, si dhe për ekspertizën e fishekut të gjetur në vendngjarje. Është dhënë urdhër për kryerjen e autopsisë të personit të vrarë. Është bërë fotografi dhe skenim, se dhe veprime të tjera në drejtim të zbardhjes së ngjarjes”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Vrasja ka ndodhur pasi në tavolinë një objekt kanë ndenjur pesë persona duke pirë alkool. Në një moment, vrasësi e ka nxjerrë pistoletën dhe ka gjuajtur në një nga personat duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.  Pas veprës penale të bërë ata kanë ikur, por më vonë dy prej tyre janë privuar nga liria nga ana e policisë, ndërsa dy të tjerët, mes të cilëve edhe vrasësi, vetë janë paraqitur në stacionin policor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera