Lajme

Vrasësi i Aulon Zekës, djali i një ish- zyrtari të lartë shtetëror (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 17 September 2017

Mediat gjatë ditës së sotme kanë raportuar se i dyshuari për vrasjen e 16 vjeçarit, Aulon Zekës, është Guxim Hadri, një i mitur i cili nuk jetonte në Kosovë.

Në mbrëmje Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një djalë dhe një vajzë të mitur.

Sipas burimeve të Indeksonline, Guxim Hadri, i dyshuari për vrasjen e Aulon Zekës, është djali i ish-drejtori të Muzeut të Kosovës në Prishtinë, Arbër Hadri.

-Advertisement-

Duhet përkujtuar që sipas informatave që posedon Indeksonline, motivi i vrasjes së 16 vjeçarit kishte të bënte me një lidhje dashurie.

Viktima e këtij rasti është varrosur gjatë pasdites së sotme në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, ku shumë njerëz ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera