Sport

Vrapuesja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya refuzon të kthehet nga Tokio në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 04 August 2021

Vrapuesja bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya, është larguar nga Japonia me një aeroplan që shkonte në Vjenë pasi ajo refuzoi të fluturonte në shtëpi në fillim të kësaj jave.

Ajo madje tha se ekipi i saj po e dërgonte në aeroport kundër dëshirës së saj, e gjithë ky refuzim ka krijuar një dramë në Lojërat Olimpike.

Ajo ka kërkuar edhe ndihmë nga ambasada polake të hënën, e cila i ofroi asaj një vizë humanitare, raporton TheGuardian.

-Advertisement-

Tsimanouskaya tha në një intervistë për Associated Press se zyrtarët e ekipit të saj e kishin “bërë të qartë” se do të përballej me ndëshkimin nëse kthehej në shtëpi në një qeveri autokratike.

Vrapuesja 24-vjeçare, duhej të garonte në vrapimet 200 metra të garave të hënën, por tha se trajneri bjellorus u paraqit në dhomën e saj të dielën dhe i tha asaj se duhej të largohej pasi kishte kritikuar zyrtarët e ekipit .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera