Sport

Vrapimi i Lirim Kastratit po i ‘çmend’ të gjithë në Kroaci (VIDEO)

Autori: Erion Maliqaj 12:50 | 15 February 2020

Lirim Kastrati e ka nisur mbarë vitin 2020 me Lokomotivën e Zagrebit, shkruan Gazeta inFokus.

Në tri ndeshje të këtij viti, Kastrati ka realizuar 2 gola dhe është veçuar me lojë shumë të mirë.

Në ndeshjen e fundit Lokomotiva e mposhti Istran me rezultat 2-0.

-Advertisement-

21 vjecari luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe ishte ndër më të mirët në fushë.

Në fund të ndeshjes futbollisti i Kosovës bëri një vrapim të shpejtë, duke i mahnitur të gjithë, pasi po luhej minuta e fundit e takimit dhe energjinë që tregoi Kastrati la gojëhapur të pranishmit.

Për fat të keq pasimi i Kastratit nuk përfundoj në gol.

Në këtë sezon, Lirim Kastrati ka shënuar 8 gola e 4 asistime në 21 ndeshje të zhvilluara.

Më formë fantastike që po kalon Kastrati, pritet të ftohet nga përzgjedhësi , Bernad Challandes për ndeshjen e Play-Offit të Ligës së Kombeve që Kosova e luan ndaj Maqedonisë Veriore me 26 mars në Shkup./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera