Lajme

Vranësira dhe shi, ky është parashikimi i motit

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 25 September 2017

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat gjatë  ditës së hënë dhe të martën do të shoqërohen me reshje shiu  të intensitetit mesatar.

Një gjendje e tillë e motit do të mbajë edhe në vendet  fqinje.

-Advertisement-

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do t’i mbajë vlerat e normales me tendencë të uljes gjatë ditëve në vijim. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera