Lajme

Voziti veturën në anën e kundërt të autostradës, kosovarit gjobitet dhe i merret leja

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 31 December 2021

Policia e Kosovës e ka gjobitur me 300 euro, i ka marr lejen dhe i ka dhënë tri pikë negative një personi që ka vozitur në anën e kundërt të autostradës “Arben Xhaferi”, shkruan Gazeta Express.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte vozitur makinën në drejtimin e kundërt në autostradën “Arben Xhaferi”.

“Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. Identifikohet dhe gjobitet (300 euro, tri pikë negative dhe një vit konfiskim i patent shoferit), pasi kishte drejtuar automjetin në kahe të kundërt në autostradë”, thuhet në njoftim.

Të tjera