Lajme

Voziti në shpejtësi 240 km/h, dënohet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 04 May 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar një person me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë, shkruan Gazeta Infokus.

Po ashtu nga policia kanë njoftuar se shoferit i kanë vënë 3 pika negative si dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 240 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera