Lajme

Voziti 128 kilometra në orë më shumë se sa lejohet, 500 euro gjobë dhe i ndalohet vozitja për 1 vit

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 31 March 2023

Policia e Kosovës ia ka ndaluar një gjakovari të vozisë veturën shkaku se e ka gjetur se ka vozitur 178 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ka qenë 50 km/h.

Përveç kësaj, shoferi është gjobitur me 500 euro.

“… ndaj shoferit i cili në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, në pjesën e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 178 km/h. Shoferit të automjetit i është shqiptuar gjoba prej 500 euro. Përveç gjobës, atij ju është shqiptuar masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe pesë (5) pikë negative”, ka njoftuar Policia.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë kontribuues në respektimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera