Lajme

Vozitësja nga Mitrovica shkel këmbësoren e bën për spital

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 19 October 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Soqanic të Mitrovicës  së veriut ditën e hënë, shkruan Gazeta Infokus.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një ngasëse femër e cila ka goditur një këmbësore, dhe si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës femër kosovare dhe një këmbësori femër kosovare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera