Lifestyle

Vozitësja e shkel ekzaminerin disa momente pasi kaloi testin e vozitjes

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 26 June 2019

Një ekzaminer ka mbetur i vdekur në vend pasi u shkel nga një grua 68 vjeçare që sapo kishte kaluar testin e vozitjes.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 të hënën me 24 qershor në qytetin jugor të Polonisë, Rybnik. Policia thotë se ekzamineri 35 vjeçar ishte duke e testuar gruan për patentë shofer.

Në kohën që ishte goditur, ekzamineri mendohej se ishte duke testuar një tjetër kandidate.

-Advertisement-

Deklarata zyrtare nga policia thotë që burri vdiç nga lëndimet, dhe iu referua incidentit si nje ngjarje tragjike.

“Vetura e drejtuar nga një grua 68 vjeçare që sapo kaloi testin e vozitjes, e goditi ekzaminerin 35 vjeçarë”, thuhet në deklaratë.

“Fatkeqësisht, burri vdiç nga lëndimet”

Gruaja nuk mundi të jepte deklaratë në polici pasi ishte në gjendje shoku.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera