Votuesit joshen me mbi 4 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus
08:56 | 30 Maj 2017
Për projektet e nisura apo që janë lënë të realizohen gjatë parafushatës zgjedhore të 11 qershorit Komuna e Mitrovicës, e Skenderajt dhe ajo e Drenasit kanë planifikuar të investojnë mbi 4 milionë euro, me të cilat synohet të joshen votuesit për të votuar për partitë në pushtet. Në Mitrovicë investohen mbi 1 milion euro, në Skenderaj mbi 2 milionë dhe në Drenas rreth 1 milion euro, shkruan sot, gazeta Zeri.
Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare mund t’ua shohin hairin qytetarët e Kosovës, pasi që komunat janë përkujdesur që shumë projekte të cilat kanë mbetur në gjysmë dhe projekte të tjera të nisen të realizohen gjatë parafushatës, me çka synohet të joshet votuesi.
Në shumë fshatra të komunës së Mitrovicës, të Skenderajt dhe të Drenasit kanë nisur të realizohen shumë projekte, kryesisht në infrastrukturën rrugore. Komunat kanë rezervuar miliona euro për “ditë të vështira”, siç thonë, që do të thotë për kohë fushate.
Duke investuar miliona euro partitë në pushtet synojnë t’i joshin votuesit që të votojnë për subjektet e tyre politike. Përveç në fshatra, projekte të ndryshme, të cilat kanë filluar tani apo që kanë mbetur në gjysmë, janë duke u realizuar edhe në vetë qytetin e Mitrovicës, të Skenderajt dhe të Drenasit.
Qytetarët thonë se do të ishte mirë që të ketë më shpesh zgjedhje sepse vetëm në këtë mënyrë “pushtetarët kthehen nga qytetari, të paktën për t’i dëgjuar problemet dhe hallet e tij”. Por qytetarët frikohen se projektet që kanë filluar të realizohen në parafushatë mund të ndërpriten pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 qershorit dhe të rifillojnë në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale.
Në anën tjetër, kryetarë të komunave dhe zyrtarët komunalë kategorikisht mohojnë që projektet janë ruajtur për t’u realizuar në kohë fushate. Ata nxirren me një fjalë të vetme – “se projektet kanë qenë prioritet i Komunës”

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...





























