Lajme

Votuesit jashtë Kosovës, aprovohen mbi 6 mijë kërkesa për regjistrim

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 14 October 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më 13 tetor përmes platformës elektronike ka pranuar 7,227 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 6,634.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka konfirmuar për Klankosova.tv se sa 593 kërkesa të tjera janë refuzuar.

“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, tha ai.

-Advertisement-

Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit, e cila ka nisur më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera