Lajme

Voton Vjosa Osmani: Detyrim i qytetarëve është që ti kontribuojnë demokracisë

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 14 November 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, i është drejtuar kutive të votimit, shkruan Gazeta Infokus.

Në një deklaratë për media Osmani ka thënë se detyrimi qytetar për të kontribuar në demokracinë e vendit nuk ka përfunduar më 17 tetor dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin edhe sot për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim.

“Detyrimi qytetar për të kontribuar në demokracinë e vendit nuk ka përfunduar më 17 tetor. Është shumë me rëndësi që qytetarët ti përgjigjen detyrimit të tyre qytetar. Shpresoj që kemi një pjesëmarrje aktive të qytetarëve që të kemi një proces pa asnjë incident”, ka thënë ajo./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera