Lajme

Voton Behgjet Pacolli: Fituesi të punojë në mënyrë kreative

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 14 November 2021

Ka votuar edhe kreu i Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.

Pacolli përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se sot ka votuar për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e komunës së tij.

Ai ka thënë se fituesi duhet të punojë me përkushtim.

-Advertisement-

Shkrimi i tij i plotë:

Sot votova për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e komunës sime.

Le të fitojë më i miri dhe fituesi të punojë në mënyrë kreative , me përkushtim, sinqeritet dhe të jete kryetar i të gjithëve pa diferencime etnike, sociale dhe ideologjike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera