Lajme

Votojnë qytetarët e parë në “Faik Konica”, Oruqi thotë se janë bërë gjitha përgatitjet

Autori: Gazeta inFokus 07:49 | 17 October 2021

Është hapur qendra e votimit 1903e në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ku tashmë kanë votuar qytetarët e parë.

Menaxherja e kësaj qendre, Jehona Oruqi ka bërë te ditur se gjithçka ka shkuar sipas planit dhe se janë përgatitur me te gjithë materialin e nevojshëm.

Ajo tha poashtu se në këtë qendër të drejtë vote në këtë qendër të votimit kanë 7 mijë e 411 qytetarë.

-Advertisement-

“Qendra është hapur në orën 7 në mëngjes, vetëm se kemi pasur votuesit e parë. Qendra jonë ka gjithsej 9 vendvotime dhe gjithsej i ka 7 mijë e 411 votues që janë në qendrën tonë”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera