Lajme

Votoi rritjen e çmimit të ujit, këshilltarja e LSI-së: Sot e tutje jam pjesë e PS-së

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 27 July 2017

Pas përjashtimit nga LSI-ja sepse votoi pro rritjes së cmimit të ujit në Bashkinë Tiranë, këshilltarja Genti Mezini ka reguar duke shpjeguar votën e saj dhe duke deklaruar se do t’i bashkohet PS-së.

Ajo ka hedhur poshtë akuzat se “është blerë” dhe ka premtuar se votën në këshill do ta përdorë gjithmonë në interes të qytetarëve.

“Që nga ky moment, vota ime do të jetë pjese e grupit politik te Partise Socialiste”, ka përfunduar Mezini.

-Advertisement-

Më herët gjatë ditës LSI njoftoi përjashtimin e saj dhe të një tjetër këshilltari, pasi kishin thyer vendimin e grupit për të mos votuar pro rritjes së cmimit të ujit, propozim që u miratua mbrëmë në Këshillin Bashkiak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera