Lajme

Votohet në lexim të dytë Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 27 July 2023

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me vonesë, dhe në këtë seancë janë duke u trajtuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Në fillim të kësaj seance janë votuar gjashtë amendamente të Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Amendamentet kaluan me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

-Advertisement-

Pas kësaj është hedhur në votim në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Edhe Projektligji u miratua me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në votim përveç deputetëve të LVV-së, morën pjesë edhe disa nga deputetët e LDK-së. Në votim nuk morën pjesë fare deputetët e PDK-së dhe AAK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera