Lajme

Votimi në veri/ KQZ shpall konkurs për angazhimin e stafit të përkohshëm për procesin e 21 prillit

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 19 March 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur konkurs për angazhimin e stafit të përkohshëm për procesin e votimit për ose kundër largimit të kryetarëve nga funksionini në katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, i cili do të mbahet më 21 prill 2024.

Konkursi është shpallur për 25 pozita të lira dhe do të mbetët i hapur deri në orën 16:00 të datës 23 mars 2024.

Dokumentacioni i kompletuar mund të dorëzohet në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që gjendet në ndërtesën e ish-Bankës së Lubjanës, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00 apo i skanuar në e-mail adresën: [email protected]

-Advertisement-

Të gjitha detajet për konkursin janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, www.kqz-ks.org (Njoftime > Mundësi punësimi > Konkurset e hapura) apo në vegzën direkte: kqz-ks.org/konkurset-e-hapura

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera