Lajme

Votimi në Podujevë nis pa ndonjë problem, qytetarët presin ndryshime

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 14 November 2021

Në orën 07:00 është hapur Qendra më e madhe e votimit, në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë.

Menaxheri i kësaj qendre Fehmi Zeqiri tha se me kohë është hapur Qendra e Votimit “Isa Boletini”, ku të drejt vote në këtë qendër kanë afër 13 mijë qytetarë.

“Ne ndodhemi në vendvotimin 1824e, përgatitjet e i kemi bërë me kohë dhe tashmë veç paralajmëruam se vendvotimet janë të hapura. Në këtë qendër votimi të drejtë vote kanë afër 13 mijë qytetarë në 15 vendvotime. Konsiderohet njëra ndër qendrat më të mëdha në komunën e Podujevës”, tha ai.

-Advertisement-

Qytetari Liridon Dema i cili ishte ndër votuesit e parë në këtë qendër pret ndryshime nga këto zgjedhje.

“Presim ndryshimin e madh pas 20 vjetëve në Podujevë që besojmë të ndodhë sot”, tha ai.

Edhe Isuf Bilalli pret që fituesi i këtyre zgjedhjeve të punon për qytetarët.

“Ne presim të gjitha të mirat. Kjo ditë është ditë e shenjt, lusim Zotin të fitojë me i miri. Ajo çka është në interes të popullit, klasës së ulët jo klasës së lartë. Besojmë që do të gjejmë atë që shërben për popull”, tha ai.

Në Podujevë të drejt vote kanë 83 mijë e 562 qytetarë, ndërsa numri i qendrave të votimit është 45 me 111 vendvotime.

Në Llap për raundin e dytë në balotazh garojnë dy kandidatë për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni nga LDK-ja dhe Shpejtim Bulliqi nga Vetëvendosje. Në raundin e parë Hyseni i LDK-së ka qenë në epërsi me vota

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera