Lajme

Votimi i Raportit për Kosovën në KiE, Gërvalla: Përparim i madh në rrugën drejt BE-së

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 27 March 2024

Pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Raportit për Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se ky votim rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE pa asnjë kusht.

Në një postim në Facebook, Gërvalla thotë se të gjitha propozimet për vendosjen e parakushteve të ndryshme janë refuzuar.

Tutje në postimin e saj, Ministrja thotë se Raporti i aprovuar sot rekomandon që Kosova të ftohet si shtet, e jo si vend.

-Advertisement-

“Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pa asnjë kusht shtesë. Ky është me pak fjalë rezultati i votimit që u mbajt sot në Paris, në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ku para pak minutash u miratua me shumicë mbresëlënëse votash opinioni, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë kusht shtesë. Të gjitha propozimet e sotme për vendosjen e parakushteve të ndryshme janë refuzuar. Raporti i aprovuar sot rekomandon që Kosova, bazuar në nenit 4 të Statutit të Këshillit të Evropës të ftohet si shtet (state), e jo si vend (country). Tani është e hapur rruga për votimin në Asamblenë Parlamentare , i cili mbahet në mesin e muajit prill”.

“Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pa asnjë kusht shtesë. Ky është me pak fjalë rezultati i votimit që u mbajt sot në Paris, në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ku para pak minutash u miratua me shumicë mbresëlënëse votash opinioni, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë kusht shtesë. Të gjitha propozimet e sotme për vendosjen e parakushteve të ndryshme janë refuzuar. Raporti i aprovuar sot rekomandon që Kosova, bazuar në nenit 4 të Statutit të Këshillit të Evropës të ftohet si shtet (state), e jo si vend (country). Tani është e hapur rruga për votimin në Asamblenë Parlamentare , i cili mbahet në mesin e muajit prill. Suksesi i sotëm, si të gjitha sukseset e mëdha të Kosovës, është rezultat jo vetëm i punës së palodhur të institucioneve të Republikës sonë dhe mbështjetjes kolosale të miqve të shumtë të Kosovës. Kosova është e gatshme dhe e përgatitur për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës! Sa më shpejt, aq më mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

P.S. Opinioni, ndër hapa të tjerë të rëndësishëm për trajtimin e Kosovës si shtet të barabartë me të gjitha shtetet e tjera, kërkon largimin e fusnotës, e cila që nga viti 2008 është përdorur gjithmonë kur është përmendur Kosova në Këshillin e Evropës”, shkruan tutje Gërvalla në Facebook.

Derisa në një postim të bërë në platformën “X”, Ministrja Gërvalla vendimi i sotëm është një përparim i madh në rrugën drejt BE-së.

“Vendimi është një përparim i madh në rrugën drejt integrimit të plotë të Kosovës në institucionet e Bashkimit Evropian. Ne punuam shumë për të, së bashku me shumë miq. Falenderojmë të gjithë ata që e bënë të mundur këtë. Tani shpresojmë se kjo do të konfirmohet nga PACE në prill”, ka shkruar Gërvalla në “X”./Reporteri.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera