Lajme

Votimet në Mitrovicën e Veriut, vëzhguesi evropian: Deri më tani procesi ka shkuar me rregull

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 17 October 2021

Një i deleguar nga Komisioni Evropian për të vëzhguar procesin zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, ka qëndruar në Lagjen e Boshnjakëve. Aty, ai tha se deri më tani gjithçka ka shkuar në rregull.

“Gjithçka çka kemi parë deri më tani është në rregull, por duhet të presim deri në fund të ditës për të parë se a do të shkojë gjithçka në rregull në këtë vendvotim”, tha i deleguari.

Ai shtoi se në Mitrovicë do të qëndrojnë disa orë dhe se atje janë disa ekipe të vëzhgimit.

-Advertisement-

“Janë disa ekipe të vëzhguesve por për momentin në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut janë 3 ekipe qe po vëzhgojnë”, tha ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera