Lajme

Votat me kusht, Vetëvendosje deklason partitë e tjera

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 01 March 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke numëruar votat me kusht dhe të personave  me aftësi të kufizuara , shkruan Gazeta Infokus.

KQZ deri tani ka numëruar 13 mijë e 570 vota.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjithsej 6 mijë e 747 vota.

-Advertisement-

Partia Demokratike e Kosovës, është e dyta me 2 mijë e 373 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 1 mijë e 473 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 301 vota.

Nisma Socialdemokrate deri tani ka arritur të marrë 342 vota.

Gjithsej, janë 31 500 me kusht dhe 2800 vota të personave me aftësi të kufizuara./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera