Lajme

Votat e PDK-së, LDK-së dhe VV-së në vitin 2014 dhe tash

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 12 June 2017

Befasia në këto zgjedhje po del të jetë subjekti politikë Vetëvendosje.

Kjo parti gati ka dyfishuar votën nga zgjedhjet e 2014-së, ku i kishte 99 mijë vota, ndërsa në zgjedhjet e fundit të 11 qershorit nga numërimi i 95 për qind kjo parti ka fituar 178 mijë vota.

Më 2014 PDK-ja i kishte 222 mijë vota, si parti e vetme që kishte hy në garë. Ndërsa në zgjedhjet e 11 qershorit PDK bashkë me AAK-në dhe NISMA-në ka fituar deri më tani 228 mijë vota, vetëm 6 mijë vota më shumë, deri tash kur janë numëruar 95 për qind, shkruan lajmi.net

-Advertisement-

Ndërsa LDK-ja në zgjedhjet e vitit 2014 kishte 184 mijë vota, ndërsa deri tash, kur janë numëruar 95 për qind, bashkë me AKR-në dhe Alternativën ka fituar 171 mijë.

Këto nuk janë votat e numëruara përfundimtare, sepse janë edhe votat me kusht, që mund ta rrisin votën tek ndonjë parti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera