Lajme

Votat e dyfishuara nuk i mjaftojnë Valdete Bajramit

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 03 July 2017

Edhe pse gati dyfishoi votat, Valdete Bajrami e Nismës nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri të Kosovës.

Ish-shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën Valdete Bajrami nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Bajrami në këto zgjedhje mori 6286 vota që nuk i mjaftuan të hyjë në Kuvend si pjesë e Koalicionit PDK- AAK- Nisma, pasi bashkimi i këtyre tri subjekteve ngriti pragun e votave që duheshin për t’u bërë deputet.

-Advertisement-

Bajrami në zgjedhjet e 2013-ës kur Nisma garoi e vetme hyri në Kuvend me vetëm 3751 vota.

Pasi Fatmir Limaj, kreu i Nismës e përmendi mocionin e mosbesimit në qeveri, “barrën” e realizimit të tij e barti tërë kohën Valdete Bajrami.

Me këtë mocion mosbesimi qeveria u rrëzua më 10 maj, por kjo nuk i ndihmoi Bajramit për të qenë deputete për herë të dytë./Kallxo.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera