Lajme

Votat e diasporës: Vetëvendosje lë shumë mbrapa partitë e tjera

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 03 March 2021

Janë numëruar më shumë se 50 mijë vota të diasporës dhe VV-ja ka arritur të marrë 77.84%, duke lënë kështu shumë mbrapa partitë e tjera.

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë përsëri në vendin e dytë, më 4 mijë e 582 vota.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka kaluar në vendin e tretë me 3 mijë e 922, shkruan Gazeta inFokus.

“Lëvizja Vetëvendosje prinë me 39 mijë e 298 vota, e dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 582 vota, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 3 mijë e 922 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1 mijë e 86 vota, Nisma Socialdemokrate 435 vota, ndërsa pjesa tjetër e votave është shpërndarë nëpër subjektet e tjera politike”./Gazeta inFokus/

 

 

Të tjera