Lajme

Votat e diasporës mund të përmbysin rezultatet në këto dy komuna

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 15 November 2021

Rezultati në dy komuna ku u votua për balotazh mund të ndryshojë nga votat e diasporës.

Kjo sepse, rezultati ishte shumë i ngushtë derisa votat e diasporës mund të bëjnë diferencën në Junik e në Dragash.

Nga të dhënat e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në komunën e Junikut pati 670 votues, ndërsa në komunën e Dragashit 308 qytetarë nga diaspora dërguan votat e tyre me postë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Në Junik prin Ruzhdi Shehu nga LDK-ja me 1.199 vota, duke pasur një diferencë të vogël prej 29 votash me Agron Kuçi nga radhët e AAK-së i cili ka marrë 1.170 vota, çka tregon se rezultati në këtë komunë në bazë të votave të diasporës mund të ndryshojë.

Ndërsa në Komunën e Dragashit, prin Shaban Shabani nga PDK i cili ka marr 5 648 vota, ndërsa Behxhet Xheladini nga radhët e LDK-së ka marr 5 601 vota, ku diferenca mes tyre është për vetëm 47 vota.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë njoftuar se të martën do të fillojë procesi i numërimit të fletëvotimeve që janë dërguar nga jashtë Kosovës, gjatë periudhës së votimit 29 tetor-12 nëntor.

KQZ-ja ka bërë të ditur se janë 670 fletëvotimeve që janë dërguar nga jashtë Kosovës në komunën e Junikut, ndërsa në komunën e Dragashit janë 308 fletëvotimeve.

“Numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime prej të cilave janë aprovuar 2 379 fletëvotimeve që janë dërguar nga jashtë Kosovës ku prej tyre 670 fletëvotimeve janë në komunën e  Junikut ndërsa në komunën e Dragashit janë 308 fletëvotimeve”, thuhet nga KQZ-ja për Gazeta Infokus.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po zhvillohen procedurat e parapara, që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

E që rezultati mund të ndryshojë e ka thënë edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sipas të cilit edhe në Dragash me votat e diasporës do të jetë fituese partia e tij. /Gazeta Infokus/

Të martën numërohen votat e diasporës, ky është numri i tyre për secilën komunë

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera