Lajme

Me votat e 2014-së, koalicioni PDK-AAK-Nisma mund t’i merr 51 ulëse të deputetëve

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 25 May 2017

Gara politike e zgjedhjeve parlamentare të këtij viti është shumë më e thjeshtë se në zgjedhjet e fundit parlamentare, me vetëm 3 lista zgjedhore, derisa në zgjedhjet e kaluara ishin 6 lista zgjedhore.

Nëse votat e marra në Zgjedhjet Parlamentare 2014 do të përllogariteshin në kuadër të koalicioneve të formuara sivjet, shpërndarja e 100 ulëseve të deputetëve për partitë shqiptare do të transformohej ndjeshëm.

Partia Demokratike e Kosovës bashkë me partnerët si LB, PSHDK, PD dhe PK doli e para në zgjedhjet e vitit 2014 me 222 181 vota.

-Advertisement-

Dy partnerët e rinj të saj, AAK-ja dhe Nisma, morën respektivisht 69 793 dhe 37 680 vota.

Totali i votave të marra nga këto subjekte politike që sot janë në koalicion është 329 654 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte 184 594 vota, ndërsa AKR-ja që për pak vota nuk e kaloi pragun zgjedhor, kishte 34 170 vota.

Në total këto subjekte politike i kishin 218 764 vota.

Lista e tretë që garon është Lëvizja Vetëvendosje, që asokohe kishte marrë 99 398 vota.

Shpërndarja e mandateve mes koalicioneve konkurruese në Kosovë bëhet nëpërmjet formulës d’Hondt, e cila njihet si favorizuese për koalicionet e mëdha.

Sipas kësaj metode, numri i votave të vlefshme të secilës listë zgjedhore pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon numrit total të ulëseve të deputetëve, pra 100 deputetë shqiptarë.

Nëse i marrim për bazë votat e zgjedhjeve të mëparshme, koalicioni PDK, AAK dhe NISMA mund t’i merr 51 ulëse të deputetëve.

Koalicioni i dytë do të dilte LDK me AKR-në dhe Alternativën me 34 ulëse të deputetëve, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje me vetëm 15 ulëse të deputetëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera