Vota e gjermanëve ndëshkon partitë e mëdha
Autori: Gazeta inFokus
19:33 | 24 Shtator 2017
Angela Merkel është në rrugën e mandatit të katërt si kancelare, por ajo ka nevojë për partner koalicioni. Rezultatet e para tregojnë se CDU nuk e mori rezultatin e pritur. Socialdemokratët pësojnë rënie katastrofike
Sipas informacioneve të Infratest-Dimap, rezultatet e para të partive politike kryesore gjermane në votimet për zgjedhjet parlamentare 2017, tregojnë se CDU nuk e arriti rezultatin që priste. 26,6% e votave cilësohet rezultati i parë i partisë konservatore, bashkë me partinë CSU, 6%, unioni CDU/CSU arrin 32,6%%. Në sondazhet parazgjedhore unioni kryesonte me 37%, ndërkohë që krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, ky rezultat është një goditje për CDU-në e kancelares Merkel.
Ndërkohë që duket se partia socialdemokrate arrin rezultatet që i parathonin edhe sondazhet, rezultate jo optimiste për këtë parti. Partia Socialdemokrate kap vetëm 20,2%, pra një rënie 5% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013. Ndërkohë që me 13% të votave, partia e tretë në Bundestag do të jetë partia djathtiste, Alternativa për Gjermaninë, e konsideruar si parti e protestës që shfrytëzon frikën e gjermanëve nga refugjatët dhe globalizmi. Nënkryetarja e kësaj partie, Manuela Schëesig u shpreh për ZDF, se SPD-ja do të kalojë në opozitë.
Parti që mund të quhet fituese e këtyre zgjedhjeve është partia liberale, FDP, një parti që nuk ishte prezente në Bundestagun e kaluar, sepse nuk e kapi kuotën e 5%, pro që hyn sërish me një rezultat optimist, 10,5%.
E Majta kap vetëm 8,9% të votave ndërkohë që të Gjelbrit arrijnë një përmirësim të lehtë me 9,4%, krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, 8,5%.
Interesante mbetet çështja e koalicioneve në Gjermani. Në një kohë që në bazën socialdemokrate është rritur mospëlqimi për një koalicion me bazë të gjerë, një mundësi tjetër e diskutuar është koalicioni i Unionit me Të Gjelbërit dhe Liberalët./DW

T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
































